Loading…
Biletat për ndeshjen Kosovë-Maltë po shiten në tregun e zi me çmime marramendëse |FOTO
  • 11/10/2018 | 15:08

...

Kosova do të luajë me Maltën sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri, derisa për t’u pajisur me biletë për këtë takim ekziston vetëm një mundësi, fatkeqësisht nëpërmjet tregut të zi


Interesimi i madh për ta përcjellur Kosovën ka bërë që biletat për ndeshjen me Maltën të shiten në kohë rekorde, raporton GazetaMetro.

Madje kishte shumë tollovi gjatë shitjes së tyre në pikat e kompanisë së IPKO’s.

FFK-së i kishte dështuar plani për t’i vendosur biletat në shitje me sistem online dhe përsëri tifozët pritën me radhë të gjata për t’u pajisur me biletë.

Shumë bileta nga ndeshja Kosovë-Maltë kanë përfunduar në tregun e zi, ashtu siç kishin përfunduar edhe muajin e kaluar për ndeshjen kundër Ishujve Farore.

Bileta e cila kushton vetëm 2 euro tani në tregun e zi ka çmimin prej 20 euro, ndërsa biletat për pjesën perëndimore që kushtojnë 5 dhe 10 euro çmimi i tyre shkon deri në 40 euro.

Për çështjen e biletave dje ka reaguar edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, i cili ka thënë se ky popull nuk e meriton një trajtim të tillë. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë