Loading…
Bima që parandalon rënien e flokëve është tipike shqiptare
  • 11/01/2018 | 23:19

...

Shumë nga ne e kemi kuptuar, ndoshta edhe pse e kemi vuajtur vetë, që në vjeshtë nuk bien vetëm gjethet.


Rënia e flokëve në këtë periudhë është një problematikë që ata që e kanë provuar, e kuptojnë rëndësinë e saj. Por, e dini që bima me vetitë më të fuqishme për të parandaluar rënien e flokëve dhe për të stimulua rritjen e tyre është një bimë tipike shqiptare?

Sherebela njihet botërisht, dhe që në lashtësi, për përdorimin e saj në forcimin e flokëve, zgjatjen e tyre, stimulimin e daljes së flokëve të rinj edhe parandalimin e rënies.

Dhe është kaq e thjeshtë për t’u përdorur.

Aplikohet në formën e vajit esencial, duke e shtuar në shampo (rreth 2.5 ml në ~200ml shampo) ose e holluar në vajra

bimor për masazhe skalpi 3-4 pika në një lugë vaj ulliri. Vaji esencial i sherebelës e stimulon qarkullimin e gjakut në zonën ku aplikohet, ushqen rrënjën dhe ka veti seboekuolibruese.

Gjithashtu, mund të përdoret edhe në maska fytyre (1-2 pika në maskën tuaj) për ekuilibrim yndyre dhe trajtim të akneve.

Prandaj, vaji esencial i sherebelës është nj produkt q nuk duhet t mungojë në shtëpinë tuaj, dhe përdorimet e tij janë kaq të shumta sa nuk do qëndroni më pa të.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë