Rezultatet konkrete në kapituj 23 e 24, si dhe qasja konstruktive në dialogun me Kosovën janë me rëndësi kyçe që Serbia të avancojë në procesin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në
Pasi që Komisioni Evropian ka paraqitur një dokument intern mbi Serbisë, është vënë në pyetje edhe hapja e kapitujve të rinj të bisedimeve me BE-në në procesin e anëtarësimit
Siç merret vesh REL, me rastin e debatit, së paku shtatë anëtare të BE-së tashmë kanë shprehur rezervat e tyre për shkak të gjetjeve në raport. Burime nga mbledhja kanë theksuar se deiplomatët e vendeve anëtare më së shumti shqetësim kanë shprehur për shkak të rezultateve të pamjaftueshme rreth pavarësisë së gjyqësorit, korrupsionit, lirisë më medieve dhe krimeve të luftës në Serbi, transmeton gazetametro.net.
Krahas këtyre, diplomatët nga vendet anëtare të BE-së “nuk janë të entuziazmuara” për avancimin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, sidomos në dritën e rundit të fundit presidencial, për të cilin thuhet se ka qenë “shumë i tendosur”.
Rporti i Komisionit Evropian tash po analizohet në kryeqytetet e BE-së, ndërsa çështja e hapjes së negociatave sërish do të kthehet si temë debati në nivel të diplomatëve, të cilët në fillim të dhjetorit duhet të marrin vendim përfundimtar për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë.
Rezultatet konkrete në kapituj 23 e 24, si dhe qasja konstruktive në dialogun me Kosovën janë me rëndësi kyçe që Serbia të avancojë në procesin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në./gazetametro.net