Loading…
Biserko: Me ndarjen e Kosovës flijohet fati i serbëve
  • 09/11/2018 | 09:44

...

Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e vetëdijshme se çdo mbështetje e kësaj zgjidhjeje shkakton fatkeqësi njerëzore, fatkeqësi për njerëzit e rëndomtë, ka porositur Sonja Biserko

Ndarja e Kosovës dhe këmbimi i territoreve, që është bërë opsion legjitim për një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, është zgjidhje me të cilën flijohet fati i serbëve të atjeshëm, ka thënë kryetarja e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të Serbisë, Sonja Biserko, transmeton gazetametro.net.

Biserko në një intervistë për gazetën “Danas” ka thënë se edhe kisha serbe është e vetëdijshme për rreziqet e ndarjes së territorit.

“Pa hyrë në atë se për çfarë arsyesh Kisha ortodokse serbe e kundërshton ndarjen dhe kembimin e territoreve ndërmjet dy shteteve, përshtypja ime nga bisedat me ata njerëz të cilët jetojnë në pjesën qednrore të Kosovës, është se ajo (kisha) po ndihmon shumë dhe është e vetëdijshme për rreziqet që u kërcënohen nga ndarja e Kosovës”, ka thënë ajo.

Biserko ka thënë se me rastin e vizitës së para do kohe në Kosovë, ka dëgjuar se kryetarët Aleksandar Vucic e Hashim Thaçi me idenë e këmbimit të territoreve “e dëshirojnë çmimin Nobel për paqe”, deri sa qytetarët kanë frikë se fati i tyre do të flijohet.

“A ia vlen vërtet të flijohen serbët nga Kosova për të arritur njëfarë marrëveshje sipas çelësit nacional dhe këmbimit të territoreve. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e vetëdijshme se çdo mbështetje e kësaj zgjidhjeje shkakton fatkeqësi njerëzore, fatkeqësi për njerëzit e rëndomtë”, ka porositur Biserko./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë