Loading…
Bizneset, humbje të mëdha nga reduktimet e energjisë
  • 11/01/2017 | 22:15

...

Energjia elektrike jocilësore si dhe ndërprerjet e shpeshta të saj në këtë kohë acari, ua kanë shkaktuar qindra mijëra euro humbje prodhuesve vendorë. E tëra kjo, sipas tyre, e rëndon procesin e prodhimit dhe e rrit mundësinë që bizneset e tyre të tërhiqen nga Kosova. Mungesa e energjisë elektrike po i detyron ata t’i shpenzojnë deri në 60 litra derivate në orë.

Për këto ndërprerje të energjisë elektrike ka folur zëdhënësi i Kompanisë së Kosovës për Distribuim dhe Furnizim me Energji (KEDS), Viktor Buzhala, i cili ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se nuk mund të flitet për reduktime, mirëpo mospasja e energjisë elektrike në disa zona ka ndodhur shkaku i kushteve atmosferike.

“Nuk mund të flitet për reduktime, por për ndalesa si pasojë e prishjeve të shkaktuara në rrjet që kanë ardhur nga moti ekstrem. Zonat më të prekura kanë qenë rajoni i Pejës, i Mitrovicës, i Gjakovës e i Prizrenit. Shumica e prishjeve tashmë janë evituar, pavarë- sisht prej faktit se kishte shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur”, ka thënë Buzhala, duke shtuar se KEDS-i ka bërë maksimumin dhe ka intervenuar me kohë.

Me deklaratën e Buzhalës nuk është pajtuar pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se KEDS-i nuk ka bashkëpunuar fare me ta. Sipas tij, KEDS-i nuk është duke e respektuar marrëveshjen që në rast të shkyçjeve, të informohen 24 orë më parë.

“KEDS-i nuk ka aspak bashkëpunim me ne dhe as që i interesojnë problemet e biznesit. Për të është e rëndësishme t’i zbatojë kërkesat nga ‘lart’ ashtu siç janë mësuar të thonë punëtorët dhe kur atyre u vjen ‘telegrami nga lart’, e që e kanë fjalën nga Prizreni ose Prishtina, e shkyçin energjinë pa kurrfarë paralajmërimi. Ne kemi marrëveshje që kur ka shkyçje ata duhet të na lajmërojnë së paku 24 orë më parë”, ka thënë Piraj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë