Loading…
Biznesmeni nga Shqipëria ka blerë Feronikelin, a është i përfshirë edhe Ilir Meta
  • 20/07/2018 | 16:48

...

Feronikeli i privatizuar dhe në pronësi të kompanisë greke ‘Cunico Resources’, sipas burimeve të Gazetës Metro, i është shitur kompanisë nga Shqipëria, ‘Balfin Group’, me pronar biznesmenin më të pasur në Shqipëri, Samir Mane.


Gazeta Metro ka provuar të kontaktojë me përfaqësuesit e Feronikelit, për të marrë informacione zyrtare për këtë, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Kompania e Manes, e cila ka blerë Feronikelin, aktivitet me biznesin e xehes, ushtron edhe në Shqipëri, më saktësisht në minierën e Bulqizës, ku pushtetin lokal e ka LSI e cila udhëhiqet nga bashkëshortja e presidentit Ilir Meta.

Në mediat në Shqipëri, Meta akuzohet se përmes lidhjeve të tij me kompaninë e Manes po e eksploaton pasurinë e zonës për të mbushur xhepat, ndërsa banorët nuk gëzojnë asnjë benifit, nga kromi i Bulqizës, që dikur ishte gjenerator i ekonomisë shqiptare.

Kompania greke që i ka shitur Feronikelin kompanisë shqiptare, ishte raportuar se kishte probleme financiare, madje e kishin çuar në falimentim një kompani në Maqedoni.

Sidoqoftë, Ferronikeli ishte në një gjendje mjaft të vështirë financiare e cila nuk arriti të zgjidhet për vite të tëra.

Ndryshe, Samir Mane është sipërmarrësi më i pasur shqiptar. 51 vjeçari është miliarderi i parë Shqiptar. Ai është president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.

Në Shqipëri, si edhe në gjithë rajonin, lidhjet e biznesit me politikën janë shumë evidente. Kjo ndodhë edhe në Kosovë, dhe blerja e Feronikelit, tregon se politika dhe biznesi, në shumicën e rasteve edhe me veprime korruptive, janë shumë më bashkëpunues për biznese personale, dhe fare pak për lidhje zyrtare konkrete ekonomike në mes të shteteve.

Për vite të tëra, politika pengon bizneset e njërit vend dhe anasjelltas për të shtrirë veprimtarinë në shtetin përkatës, dhe krejt këtë duke vënë barriera për të mbrojtur bizneset personale dhe të klientelës së tyre. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë