Loading…
Biznesmeni serb: Do ta humbim tregun e Kosovës nëse nuk hiqet taksa shpejt
  • 16/11/2018 | 09:12

...

Pronari i kompanisë Hemotehna nga Subotica Radovan Mijatovic ka thënë se eksportuesit do ta humbasin tregun e Kosovës nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq shpejt vendimin për taksë më të lartë.

“Tash situata është tri herë më e rëndë se kur, para një viti, një masë e njëjtë është vënë për miell”, i ka thënë Mijatovic ajgnecisë serbe Beta.

Radovan Mijatovic ka thënë se “duhet ndarë politikën nga ekonomia, në mënurë që të mos na tërheqë prapa”.

“Po e humbim një treg serioz, sidomos për shkak se disa kompani të fuqishme nuk mund të eksportojnë në tregje më të largëta për shkak të natyrës së mallit”, ka thënë ai, duke tërhequr vërejtjen se prodhuesit nga vende tjera do të ofrojnë mallin e tyre në vend të atij serb.

Ai ka theksuar se që nga aplikimi i taksës, Hemotehna nuk ka eksportuar në Kosovë ambalazh për kimi e industri të cilin e prodhon, sepse blerësi llogarit në atë shpenzim shtesë dhe analizon pasojat të cilat do t’i shkaktontë shtimi i çmimit të atij malli.

“Partneri ynë nga Kosova propozon që Hemotehna t’i zbresë çmimet e ambalazhit për shumën e taksës së aplikuat dhe në këtë mënyrë ta bartë shpenzimin në prodhuesin”, ka thënë Mijatovic.

Ai ka thënë se vlera e eksporti mujor të kësaj fabrike në Kosovë ka qenë rreth 50.000 euro, ndërsa plani ka qenë që puna të zhvillohet.

“Për shkak të taksës shtesë fabrika jonë në vlerë te eksportit prej 50.000 eurosh do të duhej të paguajë 5.000 euro, e kështu nuk ka hesap”, thotë ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë