Loading…
Biznesmeni zemërmirë i ofroi punë lypësit që kërkonte para
  • 12/07/2018 | 13:55

...

Një lypës pati fatin e mirë pasi kërkoi para nga një person i panjohur në rrugë. 25 vjeçari Ryan Davidson nga Neëcastle i Anglisë iu afrua biznesmenit James Minn prej të cilit kërkoi para, transmeton Gazeta Metro.

Por, biznesmeni pati vullnetin e mirë dhe në vend që t’i jipte para lypësit, ai i ofroi punë në fabrikën e tij të prodhimit të metaleve.

Minn, gjatë bisedës me lypësin 25 vjeç, e kuptoi që ai nuk kishte qenë i punësuar që tri vite dhe nuk kishte para. Ai e ftoi në fabrikën e tij dhe i ofroi një pozitë pune.

“Ishim duke biseduar shkurt dhe ai më tha që ka një fabrikë dhe mund të më ofrojë punë”, tha Ryan i ekzaltuar me mundësinë për punësim.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë pasi të dy u morën vesh që të bashkëpunojnë. Kjo pasi djaloshi nuk erdhi në punë në ditën e parë, duke ngritur shqetësimin që ai mund të jetë tërhequr nga ftesa.

Por, pronari i fabrikës e kuptoi që Ryan kishte probleme me banesën dhe pas asaj dite u paraqit në punë ku filloi të angazhohej normalisht.

“Nuk mërzitem për të kaluarën e tij, thjesht dua që ai të përparojë dhe të zhvillohet”, tha pronari i fabrikës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë