Loading…
Bjen Bitcoin: Kosovarët dëshpërohen në kriptovaluta
  • 07/10/2018 | 11:00

...

Rënia e çmimit të Bitcoin ka bërë që të ulet dukshëm numri i të interesuarve për të investuar në këtë kryptovalutë. Përderisa në dhjetor të vitit të kaluar çmimi e saj ishte 16 mijë euro, tani vlera e bitcoin ka rënë në rreth 5 mijë e 700 euro.

E ndonëse ka më shumë se dy vite që prej kur kosovarët kanë filluar të investojnë në këtë vlerë, ende nuk dihet numri i atyre që kanë investuar në bitcoin.

Nga inxhinierët, investimi në kryptovaluta po vlerësohet si i rrezikshëm, pasi që tregu i tyre konsiderohet është shumë i lëvizshëm.

Shumë prej kosovarëve që investuan në monedhën digjitale Bitcoin, u zhgënjyen në fund. Rënia e çmimit të kësaj kryptovalute, ua humbi gjithë shpresat se do të mund të fitojnë diçka.

Gjithë paratë që investuan në bitcoin, u shkuan dëm. Por, edhe pas rënies së çmimit, disa prej tyre nuk hoqën dorë dhe vazhduan të investonin, përcjell gazetametro.net

I tillë është rasti i Ardian Alajt, përfaqësuesit të kompanisë ‘Albvision’, kompani kjo që e solli ATM-në e parë në Kosovë. Edhe pse thotë se numri i të interesuarve për Bitcoin nuk është rritur që nga marsi, kur ra çmimi i kësaj kryptovalute.

“Numri i të interesuarave nuk është rritur, përkundrazi ka rënie të dukshme. Pas një euforie, duke filluar nga muaji mars 2018 kur çmimi ka rënë, bashkë me të ka rënë dukshëm edhe interesimi. Lëvizjet e çmimit të kryptovalutave natyrisht se kanë ndikuar dukshëm në mbarë botë”, thotë Alaj.

E për numrin e personave që kanë investuar ndonëse nuk jep shifra, thotë se ka qenë jashtëzakonisht i madh që nga qershori i 2017-ës.

“Në këtë industri nuk ka grup moshë të caktuar, investitorët janë të moshave të ndryshme nga 16 deri ne moshën 60 vjeç te cilët na vizitojnë dhe vendosin te investojnë qoftë në Bitcoin apo edhe në kriptovaluta të tjera”, ka thënë Alaj për Gazetën Express.

Alaj tregon se veprimtaria e tyre është zgjeruar. Thotë se përveç në Prishtinë, kompania e tyre operon edhe në Tiranë dhe shtete tjera me gamën e njëjtë të shërbimeve. /gazetmetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë