Loading…
BMW bën revolucion në transport me skuterin e ri elektrik (Foto/Video)
  • 13/07/2017 | 15:16

...

Revolucioni në transportin urban është i lidhur ngushtë me përdorimin e elektricitetit për makina, por jo të gjitha makinat duhet gjithsesi të jenë vetura të stilit tradicional.


Për këtë, gjiganti gjerman BMW ka përgatitur lansimin e një skuteri që funksionon me rrymë e që është ideal për shfrytëzim nëpër qytete të ngarkuara me komunikacion, transmeton gazetametro.net

Trotineti BMW Motorrad X2City ka një bateri prej 408 Wh që ofron vozitje deri në 30 kilometra me shpejtësi deri në 25 kilometra në orë.

Sistemi i tij ua mundëson që të ndërroni pesë shpejtësitë që janë standarde në 8, 12, 15, 20 dhe 25 kilometra në orë. Nëse mbeteni pa rrymë, thjesht mund të shtyni me këmbë deri sa të mbërrini në vendin e rimbushjes.

BMW nuk e ka konfirmuar ende çmimin, por thuhet se do të jetë 2,500 euro. Për ta vozitur nuk ju duhet as leje qarkullimi, thjesht duhet të jini mbi moshën 14 vjeç. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë