Loading…
BMW, marrëveshje gjigante me kompaninë kineze të veturave
  • 11/10/2017 | 09:57

...

Prodhuesi gjerman i automjeteve, BMW, i ka hyrë tregut kinez me marrëveshjen e re që ka lidhur me prodhuesin kinez të veturave, Great Wall, transmeton Gazeta Metro.


Marrëveshja bëri që aksionet e kompanisë kineze të rriten me gati 20 përqind të mërkurën, kurse BMW do të hapë një fabrikë në një qytet të Kinës, e cila si duket do të jetë e dedikuar për prodhimin e veturave elektrike.

Përveç BMW’së, edhe Tesla, Ford, Daimler e General Motors kanë bërë plane që të hyjnë në tregun kinez me vetura elektrike, të cilat shihen si e ardhmja e industrisë automobile.

Great Wall është kompani kineze me vlerë gati 13 miliardë euro. Kompania prodhon lloje të ndryshme të veturave, duke përfshirë modelin Haval. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë