Prodhuesit e veturave janë duke synuar që të zëvendësojnë pasqyrat e veturave me një sistem monitorimi nëpërmjet kamerave, në vitet e ardhshme.
Prodhuesit japonezë të veturave e kanë marrë tashmë miratimin për prodhimin e veturave pa pasqyra, ndërsa ata europianë, pritet ta bëjnë këtë së shpejti.
Ky sistem monitorimi bazohet në kamera që vendosen në vendin e pasqyrave dhe transmetojnë video me cilësi të lartë, brenda veturës.
“BMW i8 concept”, është një shembull i përdorimit të këtyre kamerave, të cilat janë vendosur në dy krahët e veturës, në vendin ku vendosen pasqyrat. Këto kamera janë dukshëm më të vogla sesa pasqyrat normale dhe kapin pamje nga të dy anët e veturës.
Gjithashtu, një kamera e tretë është vendosur pranë xhamit të pasmë dhe kap pamje nga pas mjetit dhe pamjet e këtyre kamerave shfaqen në një ekran të vendosur në vend të pasqyrës ballore të veturës.
“BMW” dhe prodhuesit e tjerë të veturave, duan të implementojnë këtë sistem kamerash, pasi siguron një pamje më të plotë dhe është e aftë të sinjalizojë rrezikun te drejtuesit e mjetit./gazetametro.net