Loading…
Bob Dylan akuzohet për plagjiaturë
  • 15/06/2017 | 08:37

...

Një shkrimtare akuzon legjendën e muzikës rokut, Bob Dylan për plagjiaturë, në fjalimin e tij të pranimit të çmimit Nobel për Letërsinë, për pjesë të cituara nga romani “Moby Dick”.


Shkrimtarja Andrea Pitzer, e cila ka analizuar fjalimin e rokerit për gazetën “Slate”, thekson se ka gjetur ngjashmëri të forta mes referencave të Dylan në romanin “Moby Dick” dhe analizës së një faqe interneti për studentë në fushën e letërsisë, “SparkNotes”.

Romani i Herman Melville i publikuar në vitin 1851 bën pjesë në veprat e cituara nga rokeri në fjalimin që duhej t’i përçonte në minutat e fundit akademisë suedeze për të marrë paratë e çmimit të tij, 923 000 dollarë.

Në fjalimin e tij, Bob Dylan skicon një poetikë të këngës duke përmendur Homerin dhe “Moby Dick”.

Ai citon Melville duke e quajtur balenën Moby mishëruesja e së keqes.

Por, Pitzer vëren se kjo fraze nuk shfaqet në roman, por në një rezyme në faqen e internetit “SparkNotes”.

Sipas shkrimtares, fjalimi i Bob Dylan përmban 20 referenca ndaj romanit “Moby Dick” që i ngjajnë shumë analizës së “SparkNotes”.

Pitzer kujton se Dylan prej shumë kohësh ka praktikuar përshtatjen e muzikave apo pasazheve letrare në këngët e tij.

“Dylan është shumë i varur nga kjo formë pune, sa që të kërkosh burimet e tij është shndërruar në një industri të vërtetë”, theksoi ajo.

Të frymëzohesh nga vepra të tjera është më e shpeshtë në muzikë sesa në letërsi, ku edhe akuzat për plagjiaturë mund edhe të dëmtojnë reputacionin.

Por, edhe Akademia e Nobelit i habiti të gjithë duke zgjedhur këngëtarin dhe poetin amerikan për çmimin e letërsisë.

Në fjalimin e tij, Dylan përmend shumë prej frymëzuesve të tij duke si Servantes, Herman Melville apo Uilliam Shekspir madje pranon se kërkon frymëzim në burime të ndryshme të artit nëpër shekuj nga Homeri tek Buddy Holly.

Sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Sara Danius e cilësoi fjalimin e këngëtarit si të jashtëzakonshëm dhe elokuent.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë