Loading…
Bolt i tregon botës që mund t’ia dalë edhe në futboll, shënon dy gola për 11 minuta |Video
  • 12/10/2018 | 12:56

...

Usain Bolt e ka nisur mbarë aventurën te Central Coast Mariners duke shënuar dy gola kundër Macarthur South West në një ndeshje parasezonale


Bolt, i cili mban rekordin në 100 metra iu bashkua për prova skuadrës australiane Central Coast Mariners në gusht të këtij viti, transmeton GazetaMetro.

Xhamajkani shënoi dy gola në fitoren 4-0 të Central Coast ndaj Macarthur South West. Golin e parë e realizoi në minutën e 57-të, ndërsa të dytin në minutën e 68-të pasi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes kundërshtare. Ai më pas u zëvendësua në minutën e 75-të.

“Ndeshja ime e parë si titullar dhe të shënosh dy gola është një ndjenjë shumë e mirë,” ka thënë Bolt pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që kam ardhur këtu dhe dua t’i tregoj botës se unë po përmirësohem. Unë dua që të bëj më të mirën që të luaj te kjo skuadër,”.

Në videon e mëposhtme mund t’i shihni golat e Usain Bolt. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë