Loading…
Bota kërcënohet nga një virus i rrallë seksual, ja çfarë paralajmërohet
  • 11/07/2018 | 21:55

...

Shoqata Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV ka paralajmëruar përhapjen e një infeksioni të rrallë që transmetohet në rrugë seksuale.


Bëhet fjalë për bakterin Mycoplasma Genitalium, që mund të shkaktojë një emergjencë të shëndetit publik brenda 15 vjetëve nëse nuk merret seriozisht, paralajmëron shoqata.

Shoqata Britanike për Shëndetin Seksual thotë se MG mund të shkaktojë inflamacion të organeve riprodhuese për gratë, i cili mund të çojnë në infertilitet.

Mësohet se në listën e simptomave përfshihen edhe gjakderdhja apo dhimbjet gjatë aktit seksual. Te burrat ajo shkakton gjithashtu inflamacion të uretrës.

Një konsulent seksual për Bristol, Dr. Peter Greenhouse tha se “kjo është një tjetër arsye e mirë për të paketuar prezervativët për pushimet verore dhe në të vërtetë t’i përdorni ato”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë