Loading…
Bota po kërcënohet nga ky yll (Foto)
  • 11/01/2017 | 08:54

...

Ka disa vite që astronomët kanë zbuluar se ylli i quajtur Gliese 710 është në një trajektore përplasesë me sistemin tonë diellor, ndërsa së fundmi kanë përllogaritur kohën e saktë, sipas tyre, se kur do të ndodhë kjo përplasje.


Në revistën “Astronomy & Astrophysics” u publikua studimi i fundit nga vazhgimet e vazhdueshme të këtij ylli. Sipas autorëve të këtyre studimeve, Gliese 710 aktualisht udhëton me një shpejtësi prej 51 mijë kilometrash për orë dhe ndodhet rreth 64 vite dritë larg nesh.

Duke përllogaritur këto dy të dhëna, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ky yll do të përplaset me sistemin tonë diellor pas 1.35 milion vitesh.

Gliese 710 nuk do të përplaset drejtpërdrejtë me Tokën, por indirekt mund të shkaktojë rrebeshe asteroidesh dhe kometash drejt planetit tonë. Sipas shkencëtarëve, ky yll do të përplaset me atë që njihet si “Reja Oort”, një brez gjigant trupash qiellorë të vegjël i vendosur në kufijtë e sistemit tonë diellor.

Përplasja do të pasojë zhvendosjen e mijëra trupave qiellore të madhësive të ndryshme në drejtim të Tokës dhe secila prej tyre mund të godasë Tokën…gjithmonë pas 1.35 milionë vitesh.

1484056344_ylli

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë