Loading…
Botërori 2026 mund të zhvillohet në 3 shtete
  • 12/01/2017 | 08:26

...

Kupa e Botës nga viti 2026 do të zgjerohet me 48 kombëtare pjesëmarrëse, megjithatë mund të ketë një tjetër risi.


Ka shumë mundësi që ky gara për herë të parë në histori të zhvillohet në 3 shtete të ndryshme.

SHBA, Kanadaja dhe Meksika janë gati të shprehin gatishmërinë për organizimin e kampionatit botëror.

Botërori i vitit 2026 i cili do të shtoj numrin e kombëtareve pjesëmarrëse nga 32 në 48 mund të rezervoj një tjetër risi. Kjo garë mund të zhvillohet në tre shtete të ndryshme.

Diçka që nëse realizohet do të ishte hera e parë në historinë e Kupës së Botës. Zgjerimi i kampionatit do të thotë edhe numër i shtuar ndeshjesh, më konkretisht nga 64 do të luhen 80 takime, por koha nuk do të ndryshoj, pra kampionati botëror do të vijoj të zhvillohet në 32 ditë, kjo sjell nevojën e më shumë stadiumeve dhe qyteteve. Për këtë arsye zhvillimi i garës në tre vende është më se i mundshëm.

SHBA janë gati të shpallin kandidaturën e tyre dhe synojnë ta shpërndajnë mbingarkesën e ndeshjeve me Kanadan dhe Meksikën.

“Një kupë Bote në SHBA-Meksikë e Canada është pa diskutim një mundësi, pasi tashmë rregullat e lejojnë diçka të tillë dhe është një shans për konfederatën e Amerikës veriore dhe qendrore”, u shpreh Victor Montagliani, president i kësaj konfederate.

Duke llogaritur shtimin e përfaqësueseve pjesëmarrëse nuk është çështja vetëm tek stadiumet, por edhe tek terrenet stërvitore, kështu që zhvillimi në shtete të ndryshme është ndoshta mundësia më e logjikshme.

Në historinë e kupës së botës një botëror është organizuar vetëm në një rast nga më shumë se një shtet, Japoni dhe Korenë e Jugut më 2002-in. Ndërsa asnjëherë ky eveniment nuk është zhvilluar në 3 vende.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë