Loading…
Braktiset fëmija 1 vjeç në mes të Prishtinës
  • 14/06/2018 | 11:41

...

Ngjitur me bustin e Bill Clinton, në rrugën që mban të njëjtin emër, është gjetur një fëmijë 1 vjeç i braktisur në mes të rrugës.


Sipas Policisë, kjo ngjarje ka ndodhur dje në pikë të ditës. Sipas hetimeve, fëmija është braktisur rreth orës 11:30, shkruan gazetametro.net.

Policia bën të ditur se ka arrestuar një grua rome e cila dyshohet në mënyrë të bazuar se ka braktisur fëmijën e saj një vjeçar.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Rome për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka braktisur fëmijën e saj një vjeçar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt””, thonë Policia.

Ndërkohë, ky nuk është rasti i parë që në Prishtinë braktiset fëmijët. Kohë më parë janë regjistruar edhe disa raste të braktisjes.

Mirëpo, braktisja që bëri bujë ishte e para një muaji, ku një foshnje e porsalindur ishte vendosur mbi veturën e një hoxhe nga Vrella./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë