Këto brekë me 500 euro janë bërë hit në rrjetet sociale. Ato janë shfaqur në Facebook, si reagim ndaj politikanëve shqiptarë të korruptuar.
Pas postimit në Facebook nga dikush, kjo foto që përmbanë një palë brekë me banknota 500 euroshe, është rishpërndarë nga dhjetëra llogari të rrjeteve sociale. Aty me thumb shkruhet se i takojnë një politikani shqiptar, që kishte hyrë në politikë me brekë të shqyera.
Debati për brekët vjen pasi që Prokuroria Speciale në Maqedoni nxorri keqpërdorime dhe pastrim parash me fondet shtetërore, ku një gazetare kishte shkruar se ka paguar 500 euro për blerjen e një palë brekëve. /gazetametro.net