Loading…
Brenda dasmës madhështore të moderatores shqiptare |FOTO
  • 11/06/2018 | 17:06

...

Lajmi i shtatzënisë dhe ceremonisë së dasmës nuk u dhanë kurrë “zyrtarisht” nga vetë Jona Spahiu, por në kohën kur çdo lajm , e kryesisht ato për njerëzit e njohur të ekranit, qarkullojnë online, është vështirë të mbash sekrete.


Mbrëmjen e djeshme, në një ceremoni mes familjarave, miqve dhe kolegëve Jona dhe partneri i saj Frenkli kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare.

Në profilin e Jonës nuk shohim asnjë gjurmë të dasmës, por falë mikeshave të saj kemi pare disa imazhe te shkrepura nga ceremonia.

Jona duket përrallore në një fustan të punuar me aq shumë detaje të bërë enkas për të. Bukuroshes nuk i fshihet gjithashtu as barku i rrumbullakosur !

Disa momente nga dasma janë ndarë edhe në disa profile sociale. Revista Who ka publikuar foto kur çifti janë duke përshëndetur të ftuarit. Të dy të kapur prej dore, çifti duken të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe pranë njerëzve të afërt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë