Loading…
Britania dyfishon fondet për Ballkanin Perëndimor
  • 10/07/2018 | 08:47

...

Britania tha se gati do të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor, për t’iu ndihmuar vendeve të këtij rajoni që të trajtojnë kërcënimet e përparimit të tyre, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me drogë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, i bëri këto komente në Londër, ku sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim marrin pjesë udhëheqës të gjashtë vendeve të këtij rajoni, ashtu si edhe figura evropiane jashtë tij, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki, njofton Rel.

Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Tubimi është samiti i pestë në kuadër të Procesit të Berlinit, i krijuar në vitin 2014, me qëllim thellimin e lidhjeve midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë