Loading…
Britania e Madhe dëshiron “partneritet të thellë” me BE
  • 19/06/2017 | 14:40

...

Ministri i jashtëm britanik Boris Johnson ka theksuar se qëllimi i bisedimeve për Brexit’in të cilat fillojnë të hënën duhet të jetë përgatitja e terrenit për “partneritet të thellë dhe të posaçëm” të cilin e dëshiron Londra me Bashkimin Evropian.

“Konsideroj që gjëja më e rëndësishme për ne është të shikojmë kah horizonti… të mendojmë për ardhmërinë, për partneritet të ri, për marrëdhëniet të thella dhe speciale të cilat dëshirojmë të ndërtojmë me miqtë tanë”, ka porositur Johnson para takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.

“I gjithë procesi do të arrijë deri të një zgjidhje të lumtur. Mendoj se kjo mund të bëhet në favor dhe nder të dy palëve”, ka shtuar Johnson, transmeton gazetametro.net.

Ministri britanik për Brexit David Davis të hënën nisë negociatat në Bruksel në të cilat do të caktohen kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe do të caktohen raportet e tyre në të ardhmen.

Davis takohet me negociatorin kryesor të Brukselit Michael Barinier, ish ministrin francez në disa resorë.

Dy zyrtarë do të takohen në orën 11 sipas kohës lokale në selinë e Komisionit Evropian në ndërtesën Berlaymont, e pas bisedimeve të cilat do të zgjasin shtatë orë do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë