Loading…
Brnabic Thaçit: Mos e përmendni Preshevën e Bujanocin
  • 12/10/2018 | 15:32

...

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka porositur përfaqësuesit e pushtetit të Kosovës që të pushojnë së foluri për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën dhe të heqin dorë nga “Serbia qendrore”, njoftojnë mediet serbe.


Kështu ajo i është përgjigjur deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili ka thënë se ka marrë mbështetjen e presidentit francez, Emanuel Macron që Beogradi e Prishtina sa më parë të arrijnë marrëveshjen detyruese me “mundësi reale të korrigjimit të kufirit, që nënkupton bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me territorin e Kosovës”, transmeton gazetametro.net.

“Lutem të pushojnë së fokuri për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën sepse kjo kurrëfarë lidhjeje me jetën nuk ka dhe lutem që të mos shkohet më tej në territorin e Serbisë qendrore”, ka thënë Brnabic, duke shtuar se “Serbia është dhe do të jetë fleksibile, e durueshme e toleruese, por se gjithçka ka fundin e vet”.

Sipas medieve serbe, ajo ka thënë se vlera kulmore të Serbisë janë liria e paqja dhe se do të përpiqen ta ruajnë paqen, çfarëdo që të ndodhë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë