Loading…
Bujar Qamili tha ‘mu ma dha fill me të parën’, reagon publikisht Bleona Qereti
  • 22/10/2018 | 21:21

...

Bujar Qamili ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin” ku ndër të tjera ka folur për një duet të mundshëm mes tij dhe këngëtares së njohur Bleona Qeretit.


I pyetur nëse ka ndërmend të bëjë ndonjë bashkëpunim, këngëtari u shpreh se kënga e rradhës vjen me Bleona Qeretin dhe do jetë bombë.

Me të dëgjuar emrin e Bleonës publiku shpërtheu në brohoritje. Moderatori e pyeti se si ja mbushi mendjen Bleonës, Bujari u përgjigj me humor: “Mu ma dha fill me të parin”. “E kam shumë shoqe e dua fort”, shtoi këngëtari.

E tashmë ka ardhur edhe reagimi i Bleonës e cila postoi një fotografi bashkë me Bujarin mbi të cilën shkroi: ‘O super yll, ku të duash, kur të duash dhe çfarë të duash” dhe shtoi disa emoji zemra.

Do të jetë bashkëpunimi i tyre po aq i suksesshëm sa ai i Bujar Qamilit me Luanën?/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë