Loading…
Bunkeri i fundit i Arktikut mban çelësat për mbijetimin e njerëzimit, çfarë fshihet në të
  • 09/01/2018 | 21:05

...

Ndryshimet klimatike dhe luftërat janë një rrezik permanent që i kanoset njerëzimit, por për këtë kanë menduar shkencëtarët.


Në pjesën e arkipelagut të Svalbard në Norvegji ndodhet një bunker, i cili brenda tij fsheh më shumë se 130 mijë vite histori të agrokulturës.

Ky bunker është një lloj resursi vital, pa të cilin njerëzimi nuk do mund të jetonte.

Brenda tij janë më shumë se 930 mijë fara të ndryshme ushqimi të cilat shihen si shpresa e fundit e njerëzimit në raste të emergjencave kritike që përmendëm më sipër.

Bunkeri i ndërtuar 150 metra poshtë tokës dhe me dyer çeliku, menaxhohet nga “Global Seed Valut”.

Cary Fowler është ideatorja e këtij bunkeri dhe gjithë projektit në tërësi, pasi në të gjithë botën gjenden edhe plot 1.700 bunkerë të këtij lloji.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë