Loading…
Burri i pikëlluar se humbi unazën e martesës, pas disa muajsh gruaja zbulon diçka (Video)
  • 12/08/2017 | 10:17

...

Paul Higson ishte shumë i pikëlluar pasi kishte humbur unazën e martesës. Ai nuk e kishte hequr atë nga gishti për 25 vjet, por tani nuk kishte ide se ku e kishte humbur. Mund të ishte çdo kund në hapësirën e madhe të vendit të tij të punës.


Higson nga ishulli Orkney i Skotlandës, e kishte të vështirë t’i tregonte gruas së tij se e kishte humbur unazën. Megjithatë, ai duhej t’i tregonte, dhe sado që ishin të mërzitur, çifti vazhdoi përditshmërinë e tyre, përcjell Gazeta Metro.

Një ditë ata ishin në plazh. Kur papritur gruaja vërejti diçka që po shëndritste nën gurë. Kur gruaja e shikoi nga afër pa se ishte unaza e martesës së burrit të saj.

E mrekullueshme! Gjasat që ajo ta gjente unazën ishin aq të vogla, por ja që ndodhi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë