Loading…
Burri i vjedh veshkën gruas, arsyeja e veprimit makabër do t’ju habisë!
  • 11/02/2018 | 09:44

...

Të paguash pa e dashur dhe pa e ditur pajën e martesës me një veshkë. Kjo ka ndodhur në Bengalin Perëndimor, në Indi ku një burrë u arrestua pak ditë më parë për trafikim organesh. Siç raporton “Hindustan Times”, viktima nuk është askush tjetër përveç gruas së tij, Rita Sarkar, 28 vjeç.


Tre muaj më parë, ajo zbuloi pas një vizite në spital se i mungonte një veshkë. Por në fakt çdo gjë kishte nisur dy vjet më parë, kur gruaja e re filloi të vuante nga dhembje stomaku. Bashkëshorti i saj e çoi atë në një klinikë private, para se ta bindte, ai dhe ekipi mjekësor, për të bërë një operacion.

Për hetuesit gruaja tregoi:

Burri dhe ekipi mjekësor më thanë se do të bëhesha më mirë,”.

Por pavarësisht nga operacioni, dhimbja vazhdoi. Në këtë kushte gruaja insistoi për t’u vizituar përsëri, por kërkesa e saj u refuzua nga bashkëshorti. Duke mos duruar dot më dhembjen, ajo i kërkon të afërmve të saj që ta shoqërojnë.

Pas ekzaminimit, mjekët e njoftojnë se veshka e saj e djathtë ishte zhdukur. E shokuar, 28-vjeçarja kërkon të ekzaminohet nga një mjek i dytë i cili konfirmon lajmin.

Gruaja e re paraqiti një ankesë duke akuzuar bashkëshortin e saj për vjedhjen e veshkës.

Sipas 28-vjeçares ai duhet ta ketë kryer veprimin ekstrem, sepse familja e saj nuk mund të paguante pajën që i kërkohej nga familja e burrit.

Para autoriteteve, burri pranoi se kishte vjedhur veshkën e gruas dhe se ia kishte shitur atë një biznesmeni.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë