Loading…
Burri inskenon vdekjen e tij që gruaja të mos i kërkonte më para, por ndodh e papritura |FOTO
  • 10/08/2018 | 09:17

...

Një 27 vjeçar me origjinë Honduras e inskenoi vdekjen e tij, në mënyrë që gruaja të mos i kërkonte më para.


Siç raportojnë mediat e huaja, Danny Gonzaez bëri fotografi me pambuk të futur në gojë dhe hunë, dhe i mbuluar me çarçaf të bardhë, transmetonn gazetametro.net.

Derisa Nanny ishtë momentalisht duke punuar në US, fotot e ‘vdekjes’ iu nisën gruas së tij e cila jeton në Sba, në jug të Hondurasit, së bashku me një foto arkivoli të mbuluar me lule.

E përditshmja “Mirror”, shkruan se së bashku me fotot ai i nisi dhe një mesazh ku shkruhej se bashkëshorti i saj kishte vdekur nga kanceri dhe astma.

Por, i gjithë plani i 27 vjeçarit dështoi kur media lokale në vendin ku jetonte nisën të raportonin vdekjen e tij të parakohshme dhe lajmi shkoi deri tek miqtë dhe prindërit e tij të moshuar.

Të afërmve nuk iu desh shumë për të kuptuar se nuk ishte gjithçka siç dukej, pasi dalluan disa detaje nëpër foto që i vunë në dyshim.

Kur mediat lokale e gjetën shëndoshë e mirë, ai pranoi se ishte thjeshtë një inskenim në mënyrë që bashkëshortja e tij prej dy vitesh të besonte se kishte vdekur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë