Loading…
Burri kap peshkun brenda shtëpisë së përmbysur nga uji (Video)
  • 01/09/2017 | 17:54

...

Një burrë në Houston të Teksasit, mendoi të nxirrte diçka të mirë nga përmbytja e shtëpisë së tij, pas kalimit të uraganit “Harvey”, duke ndezur të qeshurat pa fund të të bijës, duke u zhytur në ujë për të kapur një peshk, që notonte brenda dhomës së tij të ndenjes.


Saul Saldana filmohej nga vajza e tij Viviana, e cila më pas postoi imazhet në mediat sociale.

Në pamje, Saul shihej teksa kridhej në ujë, disa herë, në përpjekje për të kapur peshkun, që kishte hyrë brenda kur familja kishte hapur derën e pasme në përpjekje për të nxjerrë ujin nga shtëpia e përmbytur.

Pavarësisht të qeshurave në shtëpinë Saldana, në zona të tjera të Houstonit, situata ishte më serioze.

Autoritetet kanë thënë se kjo situatë e krijuar është e paprecedentë dhe shërbimi kombëtar i motit ka paralajmëruar se më e keqja, nuk ka ardhur ende.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë