Loading…
Burri me thonjtë 9 metra, më të gjatë në botë vendos t’i pret |VIDEO
  • 12/07/2018 | 17:28

...

U deshën 66 vite për të rritur thonjtë më të gjatë në botë, por vetëm pak minuta për t’i prerë. Të mërkurën, Shridhar Chillal nga Pune, Indi, i cili mban rekordin Guinness për thonjtë më të gjatë në një dorë, vendosi t’i presë.


Në fakt, një teknik me maskë dhe një gur fleksibël i preu me kujdes gjatë një “ceremonie prerje thonjsh” në New York. 82-vjeçari nisi t’i rriste thonjtë në dorën e tij të majtë që kur ishte 14 vjeç, pasi i theu pa dashje një thua të gjatë mësuesit.

Mësuesi i tha Chillal-it se s’do ta kuptonte kurrë sa e vështirë është të rrisësh një thua, deri kur ta provonte vetë. Chillal e mori seriozisht sfidën.

Kur u matën për herë të fundit, thonjtë e tij arrinin një gjatësi të kombinuar prej 908 cm, pak a shumë e njëjta gjatësi me autobusët në Londër. Thoi i gishtit të madh ishte njëherazi dhe më i gjati.

Të rrisësh thonjtë më të gjatë në botë s’është një detyrë e thjeshtë. Chillal tregon se thonjtë e tij ishin kaq të dobët, sa duhej të lëvizte me kujdes kur flinte që të mos i thyente “S’lëviz dot shumë, prandaj çdo gjysmë ore zgjohem dhe e lëviz dorën në anën tjetër të shtratit.”

Për më tepër, thonjtë i shkaktonin dhimbje të vazhdueshme. Sidoqoftë, kishin avantazhet e tyre: “S’më është dashur kurrë të pres në radhë.

Ceremonia historike e prerjes së thonjve u mbajt në Ripley’s Believe It or Not Museum në Times Square, ku edhe do të ekspozohen për publikun.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë