Loading…
Bursat botërore ‘vrapojnë’ kah rekordet
  • 04/10/2017 | 11:41

...

Aksionet në bursa botërore vazhdojnë të rriten, pas vlerave rekorde të arritura të hënën, pretendojnë tregtarët.


Indeksi i Londrës i aksioneve FTSE 100 dje në orët e pasdites u rritë për 0.2 për qind në 7.450,39 poenë, ai i Parisit KAK 40 për 0.4 për qind në 5.369,08 poenë, derisa bursa e Frankfurtit dje ishte i mbyllur për shkak të festës shtetërore, transmeton agjencia France Press.

Indeksi kryesor i bursës së Madridit IBEX dje ka rënë për 0.6 për qind në 10.197 poenë, që është më pak në krahasim me një ditë më parë kur ai ra për shkak të përleshjeve të policisë dhe qytetarëve të cilat u shkaktuan për shkak të referendumit për pavarësi të Katalonjës, transmeton gazetametro.net.

Wall Street rreth 20 minuta para fillimit të tregtimit ishte në plus, ku Dow Jones hipi për 0.1 për qind në 22.588,47 poenë, S&P 500 për 0.1 për qind në 2.530,49 poenë ndërsa Nasdaq’u teknologjik për 0.2 për qind në 6.528,65 poenë.

Euro u forcua në 1.1756 dollar nga 1.1739 sa ishte të hënën, dollari ka rënë nga 112.86 në 113.07 jenë, ndërsa paundi në 1.3256 dollar prej 1.3261 sa ishte një ditë më parë.

Në Azi, indeksi i Tokios Nikei ka hipur për 1.0 për qind, ndërsa ai i Hong Kongut për 2.2 për qind, pretendon AFP./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë