Loading…
Butoni ‘Like’ ka përvjetorin, ja që sa vjet është krijuar
  • 31/10/2017 | 23:03

...

Butoni i famshëm “Like” që u bë i njohur nga “Facebook”, ka ndryshuar komunikimin tonë online dhe vazhdon të rritet falë reagimeve. Kanë kaluar dhjetë vjet nga “Like” i parë në historinë e internetit. Butoni “më pëlqen” u bë i famshëm nga rrjeti social “Facebook”.


Ky buton nuk del nga moda, pavarësisht se në këto dhjetë vjet, tendencat e rrjetit dhe zakonet e përdoruesve kanë ndryshuar tërësisht, shkruan ‘monitor’.

Suksesi i “Like” ka qenë kaq i madh, saqë sot përdoret praktikisht në çdo platformë. Përveç “Facebook” e përdorin edhe portalet e lajmeve dhe të gjithë rrjetet sociale përdorin “derivatet” e “Like”. “Twitter” dhe “Intagram” përdorin për shembull “zemrën”.

“Like” i parë duhet të jetë ai i dhënë në platformën “FriendFeed” më 30 tetor 2007. “FriendFeed” u ble nga “Facebook” në vitin 2009 dhe kjo platformë e mbylli aktivitetin në vitin 2015.

Butoni “Like” ka disa kuptime. Dhe jo rastësisht, për ta bërë më specifik, “Facebook” ka përfshirë në platformën e vet, edhe të ashtuquajturat “Reaction”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë