Loading…
Buxhet i varfër për ushtrinë: A do të ndryshojë gjatë 10 viteve të ardhshme
  • 16/12/2018 | 19:12

...

Transformimi i Forcave të Sigurisë të Kosovës pritet të kalojë nëpër disa faza dhe të zgjasë nga 7 deri në 10 vjet, përcjell gazeta Metro.


Fillimisht Ushtria e Kosovës do t’i ketë 53 milionë buxhet, dhe kjo nuk duket mjaftueshëm për një ushtri. Megjithëkëtë, për çdo vjet ky buxhet do të shkoj duke u rritur për deri në finalizimin e misionit të krijimit të ësaj ushtrie.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thotë se është paparë që të ketë ngritje graduale të buxhetit të FSK’së.

“Do të thotë është planifikuar që në proporcion me fuqinë ekonomike të vendit, të shtohen edhe financat për Forcën e Sigurisë së Kosovës me mision të ri. Buxheti aktual për vitin 2018 është 53 milionë euro dhe është paraparë që për çdo vit të shtohen nga 5 milionë euro. Për vitin 2019, do të jetë 58 milion euro. Për vitin 2020 – 61 milionë, kurse për vitin 2021 buxheti do të jetë 66 milionë euro. Do të thotë është një ngritje graduale prej 5 milionë eurosh në vit”, k athënë Shala.

“Mirëpo, ky plan nuk mund të jetë fleksibil, varësisht nga rrethanat e sigurisë në vend dhe rajon dhe sigurisht që shteti, për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK’në do të ketë prioritet në rrethana të caktuara”, bën të ditur Shala.

Pavarësisht kostos, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, tashme kanë deklaruar se ka bazë të mjaftueshme financiare për të ecur tutje me transformimin e FSK-së. Sipas tyre, brenda 10 vjetësh, sa është paraparë të marrë kohë ky proces, nga buxheti i Kosovës do të arrihet të sigurohen mjetet financiare.

FSK’ja apo Ushtria e Kosovës, në vitet vijuese, do të pajiset më gjithë armatimin e mjaftueshëm dhe të nevojshëm për t’i kryer detyrat që dalin nga misioni i ri, ka thënë më herët në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kadri Kastrati ish-komandant i FSK’së.

“Kalibri më i madh që është paraparë për Ushtrinë e Kosovës, do të jenë topat deri në 105 milimetra, minahedhës deri 120 milimetra, mbrojtje kundërajrore, helikopterë dhe të gjithë armatimin nën këtë kalibër”, ka thënë Kastrati. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë