Loading…
Buxhovi: Shteti i Kosovës në rrezik nga Hashim Thaçi
  • 18/08/2018 | 23:04

...

Në një intervistë për televizionin Syri Vision, historiani dhe profesori, Jusuf Buxhovi, ka folur rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve.


Buxhovi i ka quajtur të rrezikshme deklaratat e Thaçit duke shtuar se ai po rrezikon shtetësinë e Kosovës, transmeton gazetametro.net

“Të them të drejtën ato çfarë deklaron Hashim Thaçi, ka një vit e gjysmë prej që është president, në të shumtën e rasteve janë jo serioze, në të shumtën janë deklarata të cilat nuk kërkohen nga një post presidenti. Por ne kemi ardh në një situatë ku kemi ardh, dhe mund të thuhet lirisht se shteti jonë sot rrezikohet më së shumti prej atyre që janë të obliguar që ta mbrojnë, do të thotë prej presidentit.

Nuk është hera e parë që presidenti del me deklarata jo kushtetuese . Nëse ju kujtohet ishte ajo për FSK-në, për TMK-në, etj, etj, e të cilat shpejtë i tërhoqi. Por kjo e fundit është mjaft serioze. Është serioze në kuptimin sepse shteti i Kosovës megjithatë është një realitet shumë i rëndësishëm për të cilën është angazhuar bota demokratike dhe NATO veçmas, për të cilin janë hedhur edhe bomba, e të cilin objektivisht edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës pra tre – katër vjetëve e ka jep vlerësimin pozitiv se është në përputhje me vullnetin tonë.

Një ngrehinë historike shumë e rëndësishme siç është shteti i Kosovës mund të merret pa asnjë dilemë si e arritura më e madhe historike e shqiptarizmit në shekullin e kaluar, e po vihet në dyshim nga presidenti. Po vihet në dyshim me shumë spekulime të cilat janë të një natyre shumë të rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin dhe tutje”, ka thënë Buxhovi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë