Loading…
Byeonce i kërkon shifra marramendëse Bales për t’i kënduar në dasmë
  • 11/01/2018 | 17:46

...

Futbollisti i njohur Gareth Bale ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali dhe kërkon që ylli i muzikës pop të këndojë në dasmën e tij.


Ndonëse ende nuk e ka përcaktuar kohën dhe vendin, ai ka menduar fillimisht për muzikën, e cila do të argëtojë të ftuarit. Pjesë e saj mendohet të jetë edhe këngëtarja Beyonce, por jo si e ftuar, por si këngëtare.

“The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar hiç më pak se 1.5 milion euro për të performuar në dasmën e Gareth Bale.

Një vlerë e tillë duket të jetë e përballueshme për futbollistin e Real Madrid, i cili thuhet se ka nisur negocimin me këngëtaren 36-vjeçare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë