Loading…
Çaji i rozmarinës dhe vetitë shëruese të tij
  • 11/01/2017 | 11:12

...

Rozmarina është e njohur për shekuj me radhë si një erz dhe bimë me veti shëruese. Ajo është një nga bimët më të vjetra të njohura për njeriun.


Çaji nga rozmarina mund të përdoret për të përmirësuar shëndetin e gjithë trupit, duke përfshirë edhe shëndetin e trurit, zemrës dhe mëlçisë.

Ekzistojnë shumë studime, të cilat tregojnë se rozmarina ka shumë efekte shëruese, sidomos në përmirësimin e kujtesës. Studimi i përfunduar në universitetin në Nju Kasëll, ka prezantuar gjetjet dhe kanë thënë se aromat e vajrave esenciale në rozmarinë me të vërtetë kanë ndikim në përmirësimin e kujtesës.

Sipas Dr. Mark Moss, i cili kishte prezantuar gjetjet në konferencën e “British Psychology Society”, kishte theksuar se rozmarina dhe ndikimi i saj në kujtesë është krejt real. Kjo jep mundësinë që njerëzit të funksionojnë mirë për çdo ditë, e kur është fjala për ta përshëndetur dikë për ditëlindje apo ndonjë ngjarje të vërtetë, nëse përdorni rozmarinën, këtë të jeni të sigurt se nuk do ta harroni.

Çajin nga rozmarina mund ta bëni nga rozmarina e tharë. Në rozmarinë të tharë derdhni ujë të nxehtë, lëreni të qëndrojë 3 deri në 5 minuta, dhe filloni ta shijoni atë me të gjitha të mirat e kësaj pije të shijshme dhe shëruese.

E pasur me substanca ushqyese. – Çaji nga rozmarina është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, B, C, D, E dhe K. Kjo pije aromatike ka një efekt të fuqishëm antioksidues, antiinflamator, antibakterial dhe antiseptik, që e bën atë të shkëlqyeshëm për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe ruajtjen e shëndetit të të gjithë trupit.
Ndihmon tretjen e ushqimit. – Konsumi i çajit të rozmarinës pas një vakti të rëndë do të ndihmojë në relaksimin e muskujve të sistemit të tretjes. Shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i rozmarinës është i shkëlqyer për reduktimin e fryrjes, lehtësimin e gazrave dhe dhimbjet e barkut.

Stimulon kujtesën. – Rozmarina stimulon funksionet e trurit. Ajo ka një efekt të shkëlqyeshëm në kujtesë dhe përqendrim. Studimet kanë treguar se përmes konsumimit të rregullt të çajit të rozmarinës, kujtesa dhe përqendrimi rriten për 30 për qind brenda një periudhe prej 3 muajsh.

Parandalon kancerin. – Çaji nga rozmarina ka një efekt anti-kancerogjen dhe antioksidant. Ul nivelin e radikaleve të lira në trup dhe me këtë e parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kanceroze. Gjithashtu mund ta ngadalësojë përhapjen e qelizave të kancerit.

Lehtëson simptomat e ftohjes dhe gripit. – Kjo pije mund t’i lehtësojë migrenat, kokëdhimbjet dhe kapsllëkun, të shkaktuara nga ftohjet dhe gripi. Filloni ditën me çaj të rozmarinës, i cili ka veti të shkëlqyera rimëkëmbjeje. Qetëson mendjen dhe trupin, dhe ju mban të pushueshëm.

Qetëson irritimet e lëkurës. – Çajin e rozmarinës mund ta shtoni në banjë. Ai është i shkëlqyeshëm për njerëzit që vuajnë nga qarkullimi i dobët dhe sëmundjet e lëkurës si psoriaza. Kompresat nga çaji i rozmarinës mund t’i vendosni në lëkurë të thatë dhe të dëmtuar, si dhe në lëkurë të prirur ndaj akneve dhe puçrrave.

Redukton nivelin e stresit. – Pothuajse të gjitha llojet e çajit kanë efekt qetësues në mendje. Përmes konsumimit të përditshëm të çajit të rozmarinës do ta reduktoni në periudha afatgjatë nivelin e hormoneve të stresit në trup./gazetametro.net

rozmarina

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë