Loading…
Caktohet data kur luhet derbi Milan-Inter
  • 17/03/2018 | 17:31

...

Liga Italiane e Futbollit ka përcaktuar datën dhe orën kur do të luhet derbi mes Milan dhe Inter, i vlefshëm për javën e 22-të të Serie A, por që ishte shtyrë pas tragjedisë së Davide Astorit, mbrojtësi i Fiorentinës që u nda nga jeta.

Pas eliminimit të Milan nga Europa League u vendos që kjo ndeshje të luhet të mërkurën më 4 prill në ora 18:30, një orar i detyruar sepse në mbrëmjen e asaj dite luhet Champions League, kompeticion ku asnjëri ekip nuk bën pjesë.

Pra, derbi do të luhet në të njëjtën ditë kur do të rikuperohen ndeshjet e tjera që nuk u zhvilluan atë javë. U aplikua rregullorja e Serie A, që i detyron ndeshjet të zhvillohen 15 ditë larg shtyrjes. N

dërkohë, Milan dhe Inter kishin kërkuar që derbi të luhej në mbrëmjen e 25 prillit, por sipas Ligës Italiane të Futbollit nuk ekziston asnjë arsye përse kjo ndeshje të mos zhvillohet në “San Siro”, në pasditen e 4 prillit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë