Loading…
Cana tregon pse nuk është martuar me një shqiptare
  • 11/10/2017 | 17:05

...

Ish-kapiteni i Kombëtares që pas ndeshjes me Italinë vari në gozhdë takat e futbollit, ka folur sot në emisionin e mëngjesit “Wake Up” rreth karrierës së tij dhe jetës familjare.


Cana është rrëfyer edhe për lidhjen me bashkëshorten e tij italiane, të cilën e quajnë Monika.

Loriku u shpreh:

Në fillimet tona nuk e kisha menduar që lidhja jonë do të zgjaste, pasi në fillim i kisha thënë Monikës që do të martohesha me shqiptare.”

Por, pas shumë vitesh bashkëjetesë dhe insistimit të Monikës për t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë, sot Cana dhe italiania janë të martuar dhe kanë edhe një djalë, me të cilin ish-numri 5 i Kombëtares doli në fushën e “Loro Boriçit” këtë të hënë.

Edhe pse i rezervuar rreth jetës së tij private, Lorik Cana pas përpjekjeve nga drejtuesit e emisionit që e pyetën se ku e kishte dhënë puthjen e parë, ai u shpreh thjesht: Në një vend romantik!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë