Loading…
Cara Delevingne feston ditëlindjen në resortin Meksikan (Foto)
  • 11/08/2017 | 15:25

...

Për të festuar 25-vjetorin, modelja dhe aktorja Cara Delevingne vendosi t’i bëjë gjërat madhështore dhe mos ta vrasë mendjen për shpenzimet.


Britanikja fluturoi në Yucatan të Meksikës me 10 mikesha të saj, ku kënduan e kërcyen me grupe “mariachi”. Të veshura me të kuqe e të bardha, me kitarë në dorë, vajzat kërcyen nën ritmet e “Cielito lindo” dhe “El mariachi loco”.

A post shared by Adwoa Aboah (@adwoaaboah) on

Thuhet se Cara nuk është kursyer. Në buxhet parashikon të shpenzojë rreth 120 mijë dollarë, me shëtitje në pyll, lundrim me kajak, ekskursione për të shijuar bukuritë e vendit dhe festa të gjata natën.

Modelja njihet për stilin madhështor të ditëlindjeve të saj. Për 23-vjetorin shkoi me miqtë në Toronto, ndërsa 22-vjetorin e festoi në Ibiza.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë