Loading…
Ceremonia e çmimeve Oscar shënon 90 vjetorin: Këto janë ngjarjet më interesante të kësaj ceremonie
  • 01/03/2018 | 18:14

...

Në prag të ndarjes së çmimeve Oscar të edicionit të 90-të, të dielën, më 4 mars, u njoftuan ngjarjet më interesante që shënuan nëntë dekadat që Akademia e Arteve të Filmit dhe Shkencës po ndajnë këtë çmim.


Ceremonia e parë e Oscar-it u mbajt më 16 maj 1929 në Hotel Roosevelt në Hollywood. Pastaj çmimi më i mirë i filmit u fitua nga filmi romancë për Luftën e Parë Botërore “Wings”.

Nga viti 1939 Akademia zyrtarisht filloi ta përdor emrin “Oscar”si emër të çmimeve që shpërndan, transmeton gazetametro.net

Në një histori jo të konfirmuar zyrtarisht po shumë të përfolur thuhet se pas emrit “Oscar” qëndron drejtoresha ekzekutive e Akademisë së Arteve të Filit dhe Shkencës, Margaret Herrick, e cila ka deklaruar se statuja i është dukur si daja i saj Oscar.

Aktorja e parë afro- amerikane e cila në vitin 1940 fitoi Oscar ishte Hattie McDaniel.

McDaniel fitoi çmimin më të mirë për Aktoren mbështetëse për rolin në filmin “Gone With The Wind”. Megjithatë, asaj iu kërkua të ulet në një tavolinë tjetër.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për herë të parë është transmetuar në televizion në vitin 1953.

Ngjarje tjetër e veçuar është edhe data e shtyrjes së ndarjeve të çmimeve për shkak të vrasjes së Martin Luther King’ut me 4 prill.

Një nga ngjarjet më të famshme që shënuan dhënien e çmimit të Akademisë ishte në vitin 1973, kur Marlon Brando mori këtë çmim për rolin e Vito Corleone në The Godfather, por ai bojkotoi ceremoninë për mënyrën se si shfaqen indianët në film dhe televizion.

Në vend të tij në skenë u ngjit aktorja dhe aktivistja për të drejtat e indianëve Sacheen Littlefeather e cila në skenë u shfaq me Apache, veshje kjo tradicionale indiane, mirëpo kjo e refuzoi çmimin Oscar.

Aktorja e parë dhe e vetme afro- amerikane që deri më tani që ka fituar Oscar si aktorja më e mirë e ka marrë Hallë Berry, në vitin 2002. AJo kqtë çmim ia ka kushtuar të gjithë femrave më ngjyrë.

Filmi “The Lord of the Rings: The Return of the King” ka pasur suksesin më të madh në historinë e ndarjeve të çmimeve Oscar, sepse në vitin 2004 doli si fituese ën të gjitha çmimet që ishte nominuar.

Në vitin 2009, Catherine Bigelow u bë gruaja e parë që fitoi Oskar për regjinë më të mirë për filmin “The Hurt Locker”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në vitin 2013 shënoi një incident të vogël, pasi që Jennifer Laërence u rrëzua gjatë ngjitjes në skenë për të marrë çmimin si aktorja më e mirë në filmin ”Silver Linings Playbook”.

Vitin e kaluar filmi “Moonlight” u bë filmi i parë i cili fitoi Oscar, ku i gjithë ekuipazhi ishte i formuar nga afro- amerikanë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë