Loading…
Ç’është më mirë – me rrymë, hibrid apo me benzinë?
  • 05/12/2018 | 22:18

...

Deri vetëm para pak vitesh, blerësit e automobilave kur është në pyetje motori i tyre kanë pasur vetëm dy zgjedhje – dizel apo benzinë. Tash kjo zgjedhje është shumë më e llojllojshme, kështu që është edhe më e komplikuar pyetja se cili opsion është më i miri.

Auto Traderi britanik na sjell një test interesant krahasimtar të tre automobilave me motorë krejtësisht të ndryshëm, transmeton GazetaMatro.net.

Në test janë gjendur makina me motor krejtësisht elektrik, motor hibrid dhe motor konvencional me djegie të brendshme, përkatësisht me benzinë.

Dizel nuk ka pasur, sepse, sigurisht, “askush nuk e do makinën, e cila aq shumë e ndotë ambientin”. Po.

Gjithsesi, në këtë test janë në pyetje tre modele të SUV – I-PACE, Mitsubishi Outlander PHEV dhe Alfa Romeo Stelvio.

Modeli elektrik nuk e dëmton ambientin, është ekonomik, por e meta e tij është koha e nevojshme për mbushjen e baterive.

Hibridi është universal, i jek më shumë fleksibilitet shoferit, ndërsa ndonëse anon kah ngarja ekologjike, nuk e detyron shumë pronarin t’i ndryshojë shumë shprehitë e ngarjes.

Në fund, aty është edhe tingjulli i vjetër i motorit me djegie të brendshme, e krahas kësaj automobili është më i lirë se konkurrenca, ofron autonomi më të madhe dhe shumë më pak të lodh në kërkim të mbushësve.

Shikojeni videon:

/Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë