Loading…
Çfarë aksioni, shtatë futbollistë të Kosovës morën pjesë në golin e parë të shënuar nga Kololli|Video
  • 12/10/2018 | 10:32

...

Kosova fitoi ndaj Maltës me rezultat 3-1 në stadiumin Fadil Vokrri


Kosova vazhdoi me paraqitje të mëdha në Ligën e Kombeve dhe dje kaloi me sukses pengesën e quajtur Maltë, transmeton GazetaMetro.

Dardaënt mposhtën me rezultat 3-1 Maltën me dy gola të shënuar nga Benjamin Kololli dhe një nga Vedat Muriqi.

Aksioni i golit të parë ishte fantastik pasi në të morën pjesë shtatë futbollistë të kombëtares së Kosovës.

Gjithçka nisi nga Valon Berisha dhe përfundoi me një gol të bukur të shënuar nga Kololli, i cili ndezi atmosferën në Fadil Vokrri.

Aksioni i golit të parë të Kosovës:

Valon Berisha —> Hekuran Kryeziu —> Amir Rrahmani —> Mergim Vojvoda —> Edon Zhegrova —> Herolind Shala —> Hekuran Kryeziu —> Benjamin Kololli —> Valon Berisha —> shënon Benjamin Kololli.

Vlen të përmendet se ky ishte njëri nga aksionet më të mira që ka bërë ndonjëherë kombëtarja e Kosovës dhe që në fund rezultoi me gol. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë