“Po pëshpëritet” për dy ndryshime interesante! Kanë kaluar pak më shumë se një muaj prejse u prezantuan tri pajisje të reja të IPhone, dhe tashmë e kanë vërshuar Internetin teoritë për iPhon’in e ardhshëm!
Analisti i kompanisë kineze “KGI Securities” Ming-Chi Kuo, parashikimet e të cilit mbi risitë e Apple në të kaluarën kanë qenë kryesisht të qëlluara, fundjavën e kaluar ka shprehur mendimin e vet mbi pajisjen të cilën po e presim vitin e ardhshëm.
“MacRumours” transmeton se Kuo pretendon se Apple do të heq dorë nga sistemi Touch ID, dhe se do t’i jep përparësi sistemit Face ID, dhe jo vetëm në telefona.
“Pajisja IPhone X është smartphon’i i parë i Apple e cila nuk ka butonin “Home”, dhe në të cilën Touch ID është zëvendësuar me teknologji të re Face ID. Supozoj se ndërrimi i plotë me versionin më të ri do të varet prej asaj se si do ta pranojnë konsumatorët teknologjinë e re, por edhe prej komponentëve të ndryshëm dhe sa janë në dispozicion”, pretendon Kuo, transmeton gazetametro.net.
Më herët “The Verge” i ka bartur Apple’it “kuburi” me komponentë të ndryshëm të cilët mundësojnë Face ID, dhe se kjo ndoshta do ta rrezikojë shpejtësinë e prodhimit dhe furnizimin me modele iPhone X, i cili planifikohet të paraqitet në treg më 3 nëntor.
Kuo pretendon se edhe iPad Pro vitin e ardhshëm do të kalojë në sistemin e njëjtë të hapjes dhe identifikimit.
Pastaj, aty janë edhe shtojcat – “Investor” nga Koreja transmeton se iPhone i ri do të ketë lapsin (stylus).
Sipas shkrimit të kësaj gazete, Apple po negocion me disa prodhues të lapsave të cilët mbështeten në teknologji të ndryshme, ndërsa futja e lapsave ndoshta do të kërkojë azhurim serioz të procesorëve të serisë A në mënyrë që të mundësohet përkrahja për shkrim.
Futja e lapsit me siguri nuk do t’iu pëlqejë adhuruesve të shumtë të Steve Jobs’it, i cili në vitin 2007 kishte deklaruar: “Nëse e shihni lapsin, do të thotë se keni dështuar”.
“Invesor” shkruan se Apple me siguri do të zbatojë recetën e prodhuesve tjerë, dhe lapsin do ta vendosë në vet pajisjen. Hapësirë me siguri do të ketë – iPhone X ka diagonalen prej 5.8 inçave (14.73 cm), derisa për modelet e ardhshme përmenden madje edhe 6.46 inça (16.4 cm)./gazetametro.net