Loading…
Çfarë do të ndodhë me Kosovën pas mbylljes së termocentralit Kosova A?
  • 21/09/2018 | 09:56

...

Kosova do të zvogëlojë vlerat e ndotjes nga termocentralet nga viti 2023, kur edhe pritet të fillojë operimi i termocentralit të ri me kapacitet prej 500 megavatësh, thuhet në Strategjinë e Energjisë së vendit. Kësisoji, ‘Kosova e Re’ do të ndikojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, ndotje kjo e shkaktuar nga impiantet e stërvjetëruara të Kosovës në Obiliq.

Edhe për të paktën 5 vjet gjeneratorët e termocentralit Kosova A, njërit nga ndotësit më të mëdhenj në Kosovë do të vazhdojnë të djegin thëngjill. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka parashtruar kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që licencën e operimit të termocentralit “Kosova A” t’ia vazhdojë deri në vitin 2023, shkruan sot Koha Ditore.

KEK-u planifikon që ky termocentral të fiket atëherë kur termocentrali “Kosova e Re” të fillojë operimin. E kërkesën për vazhdim të licencës së gjenerimit të energjisë elektrike ZRRE-ja e ka futur në agjendën e mbledhjes së radhës të Bordit, që do të mbahet më datë 24 të këtij muaji.

Edhe pse ende të larta, emisionet e liruara nga dy termocentralet në Obiliq kanë pësuar një rënie të ulët në dy vitet që po lëmë pas për shkak të investimeve të bëra nga KEK në vitin 2013.

Sipas raporteve të studimit, me Kosovën e Re deri në 84% do të zvogëlohen emetimet e dioksidit të sulfurit deri sa ato të pluhurit deri në 93%. Rënie të vlerave do të pësojnë edhe dioksidi i karbonit deri në 37% dhe ato të oksidit nitrik deri në 93%. Kështu, ndikimi në mjedis do të jetë minimal apo edhe i padukshëm për qytetarë të thjeshtë.

Të dhëna zyrtare nga KEK tregojnë se dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B, lirojnë mesatarisht 2500 kilogram dioksid karboni për cdo megavat të prodhuar në orë, apo rreth 5.5 milion ton në vit. Vlerat e emitimit të dioksidit të sulfurit arrijnë në 5 kilogram dhe ato të oksidit nitrik në 7 kilogram për cdo megavat të prodhuar.

Përvec ndërtimit të Kosovës së Re, Qeveria planifikon rehabilitimin e termocentralit ekzistues Kosova B, gjeneratorët e të cilit kishin licencë 20 vjecare dhe operojnë me ‘licencë të skaduar’.

Vlerat marramendëse të emisioneve të liruara gjatë prodhimit të energjisë elektrike në Termocentralin Kosova A dhe B ndikojnë direkt në ndotjen e ajrit dhe në shëndetin e të gjithë banorëve të rrethinës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë