Loading…
Çfarë duhet të bëni kur u bllokohet veshi nga noti, kjo është këshilla
  • 07/08/2018 | 14:16

...

Veshi shpesh është dhe organi që bëhet më lehtë pre e infeksioneve të ndryshme kjo për shumë arsye. Gjatë verës është noti ai që ka një ndikim negativ në shëndetin e tij.


Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli. Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë.

Noti ose lagështia e tepërt

Noti i shpeshtë dhe i vazhdueshëm apo futja e ujit në vesh mund të zbusë lëkurën e kanalit të veshit. Lagështia prish ekuilibrat e baktereve të shëndetshme që jetojnë në këtë zonë.

Çfarë duhet të bëni

Në këto raste duhet të përdorni tapa veshi ose sigurohuni që të thani veshët duke e mbajtur kokën mënjanë deri sa uji të dalë nga veshi. Për një përtharje më të mirë përdorni edhe tharësen e flokut në distancë nga veshi. Mund të përdoni edhe pambuk të lyer me pak vaj ulliri në vend të tapave të veshit kur hyni në ujë për not.

Pastrimi i kanalit të veshit heq edhe dyllin mbrojtës të tij.

Përdorimi i gishtave, kunjave prej pambuku e të tjerë e dëmton rëndë lëkurën. Sipas të dhënave të AgroËeb.org, ekspertët thonë se në kanalin e veshit nuk duhet futur asnjë send, sado i vogël të jetë.

Futja e sendeve në vesh

Përdorimi afatgjatë i kufjeve, aparateve të dëgjimit, tapave e çdo sendi tjetër e dëmton lëkurën e veshit. Nëse përdorni aparat dëgjimi, atëherë duhet ta pastroni çdo mbrëmje.

Problemet me lëkurën

Reagimet alergjike që mund të shfaqen në vesh ndodhin si pasojë e përdorimit të produkteve si llaku, shampo, vathë apo medikamente. Nëse ju kruhet veshi, atëherë konsultohuni me një mjek për të diagnostikuar problemin. Infeksioni në pjesën e jashtme të veshit mund të evitohet duke folur me mjekun i cili mund t’ju japë solucione me pika ose të ofrojë trajtime për pastrimin e veshit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë