Loading…
Çfarë është kardiomiopatia, sëmundja që i mori jetën Adelës
  • 15/12/2017 | 14:05

...

Mjekësia Ligjore ka publikuar së fundmi raportin e shkaqeve që sollën vdekjen e gazetares Adelajda Xhamani në banesën e saj në Tiranë.


Sipas këtij raporti, mësohet se gazetarja vuante nga një sëmundje e zemrës, për të cilën nuk ishte në dijeni dhe nuk e kishte kuruar.

Mjekët thonë se bëhet fjalë për “kardiomiopatinë”, e cila është një sëmundje e muskujve të zemrës.

Studiuesit kanë zbuluar se ajo ndahet në disa kategori të ndryshme nisur edhe nga shkaqet nga të cilat vjen, por se ka të bëjë me dobësimin e vazhdueshëm të muskujve të brendshëm të zemrës duke i kthyer ata në jofunksional me kalimin e kohës, gjë e cila sjell edhe vdekjen, përcjell Albeu.com.

Nga studimet ka rezultuar gjithashtu se mesatarisht në 25-30 për qind të rasteve, kjo është një sëmundje e trashëgueshme, ndërkohë që mund të shfaqet edhe nga dukuri të tjera siç janë shtatëzanitë e nënave, etj.

Adela, një figurë shumë e dashur për shqiptarët u gjet pa jetë në ambientet e shtëpisë së saj disa javë më parë pasi i kishte bërë telefon njërës prej shoqeve duke iu ankuar se nuk po merrte dot frymë.

Kjo e fundit njoftoi ambulancën, por kur ata mbërritën atje e gjteën pa jetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë