Loading…
Çfarë fshihet përfundi atraksioneve turistike më të famshme në botë?
  • 19/07/2018 | 14:03

...

Çdo vit, miliona njerëz vizitojnë vendet e njëjta në Europë dhe në botë, ku janë të vendosura atraksione turistike të famshme që tërheqin miliona adhurues, transmeton Metro shkrimin e Business Insider, transmeton Gazeta Metro.

Londra, Parisi e Napoli janë vende ku nëse shkohet fitohet përshtypja që janë parë të gjitha gjërat e njohura, por aty janë edhe shumë vende të tjera që nuk i sheh askush.

Fotografi nga Londra, Tomas Sentpetery, ka pasur një ide interesante – ai ka fotografuar pjesët më të pazakonshme të qyteteve nën atraksionet më të bukura.

Përfundi hapësirës së Kullës së famshme të Eiffelit në Paris është e vendosur një hapësirë e përbashkët varrezash që njihet si katakomb. Aty përgjatë historisë janë varrosur rreth 6 milionë njerëz dhe katakombet mund të vizitohen edhe sot.

Big Beni, ora gjigante e parlamentit britanik në Londër, qëndron mbi një hapësirë të trenave nëntokësorë që është e braktisur dhe jashtë përdorimit. Stacioni Aldëych ishte përdorur si strehë gjatë luftës së Dytë Botërore për të ikur nga bombat naziste.

Nën qytetin e Napolit shtrihet një rrjet i madh tunelesh që ishte ndërtuar më 1853 nga një perandor romak. Tunelet kanë shërbyer si vendstrehim në kohë lufte.

Në jug të Spanjës shtrihet sistemi i shpellave më i madhi në Europë. Barrio de Cuevas në Guadix fsheh në të një numër të madh njerëzish të cilët jetojnë aty që qindra vite. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë