Loading…
Çfarë hanë më shumë kosovarët
  • 13/06/2017 | 13:47

...
Qytetarët e Kosovës, hanë më shumë mish se bukë. Në tryezat e tyre, mishi është ushqimi kryesor me të cilën ngopen.


Kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sa i përket shpërndarjes së konsumit të ushqimit në Kosovë.

Në përgjigjet që ASK, ka dhënë për Gazetën Fjala, shihet se nga 100 përqindëshi i ushqimit që konsumojnë kosovarët, dominon mishi me 20 për qind.

Menjëherë pas mishit në listën e konsumit ushqimor, renditen qumështi, djathi e vezët me 18 për qind.

Tryezën, kosovarët e pasurojnë me perime, të cilat nuk janë se konsumohen pak nga ana e tyre. 12 për qind e sofrave kosovare është e mbushur me perime, pas produkteve të lartpërmendura.

Edhe pijet jooalkolike, nuk konsumohen në numër të vogël. 10 për qind, është shifra, e konsumit të këtyre pijeve në shtëpitë e kosovarëve.

8 për qind është e përbërë nga frutat, 6 për qind sheqer e ëmbëlsira, 3 për qind vajra e yndyra.

Kosovarët nuk shihet se konsumojnë shumë peshkun.  Vetëm 1 për qind konsumojnë peshk.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë