Loading…
Çfarë jeni nëpërmjet telefonit?
  • 06/12/2018 | 00:23

...

Dashi flet me zë, sikur urdhron, Binjakët janë të lindur për telefon, luani ju thërret në çdo kohë të ditës a të natës…

Dashi

Flet me zë, me ton sikur jep urdhra. Është vështirë ta paramendosh në gugatje dashurie nëpërmjet telefonit.

Demi

Sharmeri i lindur nuk do ta lëshojë rastin që edhe telefonin ta shfrytëzojë për këtë qëllim. Më e keqja është se nuk di të ndalet,
kështu telefoni i bashkëbiseduesit të tij, qoftë i gjinisë mashkullore a femërore, do të jetë përherë i zënë, transmeton
GazetaMetro.net.

Binjakët

Ata janë të lindur për telefon. Thjesht janë të krijuar për komunikim, ndërsa telefonin e kanë si dorë të zgjatur.

Gaforrja

Gjithmonë e kujdeshme, gaforrja do ta përdorë telefonin që t’ua përkujtojë, të verifikojë, të tërheqë vërejtjen. Po të bisedoni
me Gaforren e dashuruar, ju presin biseda skofiare të dashurisë.

Luani

Mbretit i lejohet gjithçka. prandaj do t’ju thërrasë kur të dojë, pa marrë parasysh se a jeni në punë, po flini, jeni i ngeshëm,
sidomos kur është i dashururar.

Virgjëresha

Virgjëreshat e ndërgjegjshme i respektojnë marrëveshjet, e kjo vlen ehe në komunkimin telefonik. Ato gjithmonë ju thërrasin
saktësisht në sekondë dhe presin t’i thërrasish atëherë për kur jeni marrë vesh.

Peshorja

Personat në shenjën Peshorja të hoskopit synojnë harmoninë dhe presin fjalë të këndshme e të mençura në komunikim.
Ndonëse nuk ju shohin, është vështirë t’i mashtrish, kështu që pagabueshëm i njohin tonet e rrjeshme.

Akrepi

Ka humor të ndryshueshëm, është plot tregime pasionante dhe fshetësi të errëta, dhe nuk ka shumë persona të cilëve u
beson. Kur has një të tillë, ajo pala tjetër duhet të jetë e gatshme për biseda të gjata telefonike në cilën do kohë të ditës a të
natës.

Gjuetari

Pjesëtarët e hareshëm të kësaj shenjeje të horoskopit janë bashkëbisedues idealë kur jeni të pa humor apo të pikëlluar. Humori
i tyre i mirë përhapet infektueshëm madje edhe nëpërmjet telefonit.

Bricjapi

Bisedën me pjesëtarët e kësaj shenjeje të hoskopit fillojeni me fjalë të buta e mahi. Kjo do t’i shkrijë Bricjapët e ashpër e
seriozë dhe do ta nxjerrë në sipërfaqe ndjenjën e tyre për humor.

Ujori

Aja janë para botës, teknikës e teknologjisë. Për ta telefoni është aparat i tejkaluar, sepse tashmë janë në nivelin e komunikimit
telepatik.

Peshqit

Të butë e të ndjeshë, me plot intuitë, gjithmonë të gatshëm t’u gjenden pranë, prandaj edhe në telefonatat e gjata. Për këmbim,
do t’u pëlqejnë përshpëritjet e bura./GazetaMetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë