Loading…
Çfarë loje, ende kam emocione… Rashica flet pas golit të parë në Bundesliga
  • 13/03/2018 | 09:28

...

Të premten mbrëma Milot Rashica luajti për herë të parë në fanellën e Werder Bremenit para publikut vendës.


Mesfushori ofansiv fitoi menjëherë zemrat e tifozëve të Werder Bremenit duke shënuar golin vendimtar për epërsinë 2-1.

“Çfarë loje. Ende jam i emocionuar. Një stadium madhështor, atmosferë e pabesueshme e fansave të Wederit, të cilët në mbështetën nga minuta e parë”, ka thënë Rashica pas ndeshjes me Kolnin.

“Jam krenar që shënova golin e parë për këtë ekip të madh në ndeshjen time të parë në Weser Stadium. Faleminderit”, ka përfunduar Rashica.

Afër 9 milionë euro besohet t’i ketë kushtuar Werderit transferimi i Milot Rashicës nga skuadra holandeze Vitesse. /gazetametro.net

https://www.facebook.com/superligaekosovesnefutboll/videos/1608140535947809/?t=0

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë